“Nuk jam gruaja jote unë”, plas sherri në Big Brother, shkak bëhen br*kët

TIRANË- Ka nisur me debate të zjarrta Big Brother, me një përplasje të fortë nga mbrëmja e djeshme në mëngjesin e sotëm, mes Julian Dedës dhe Egla Cenos. Edhe pse të dy vijnë nga fusha e aktrimit, kjo nuk i ka penguar Julin dhe Eglën që të debatojnë mes tyre. Një debat që fillimisht ka nisur për të brendshmet, se pse Juli vendosi të ndërrohej në dhomën e gjumit dhe jo në tualet.

DEBATI:

Juli: A nuk ishte ti këtu kur u zhvesh Alfio me brekë? Ky është muhabet kot

Egla: Po e kalojmë pak në shaka Juli, por nuk kam nerva tani që ta bëj këtë muhabet

Juli: A the që jemi në zbor, në zbor dalin brekët sheshit

Egla: Dil me shokët e tu ashtu, unë jam shoqe

Juli: Ik mos më lodh tani

Debati i natës vijon dhe në mëngjes, ndërkohë që Egla i kërkon llogari Julit.

“Ajo që bëre është jashtë niveleve të njerëzillëkut. Ngrite zërin dhe më zgjove, mos më thuaj mua fillove ti. Se ne nuk jemi burrë e grua që kemi jetuar bashkë, dhe të më kërkosh llogari. Të erdha dhe të thashë që ajo që bëre ishte kastile, e bëre me zë të lartë, edhe pse e dije që ne ishim në gjumë. Kurseje atë bëralalala”, u shpreh Egla.

‘Do më shpjegosh ti mua etikën, më gjej ndonjë ditë që të jem tamam dhe ta kuptoj’, iu përgjigj Juli.

Mbrëmjen e djeshme 18 persona të fushave të ndryshme të artit, televizionit por edhe sportit u bënë pjesë e Big Brother.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us