“Opozita tregoi impotencë!”/ Dyrnjaja për pjesëmarrjen e ulët në zgjedhje: Duhet reformë, gjobë kush nuk voton!

Denis Dyrnjaja, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për zgjedhjet e pjesshme në pesë bashki, ku pati pjesëmarrje mjaft të ulër dhe opozita nuk mori pjesë.

“Nga ky ushtrim demokratik, meqë u miratua edhe komisioni për reformën zgjedhore, duhet parë situate e motivimit të njerëzve për të votuar. Duhet të shkojmë në propozime edhe ekstreme, ku njerëzit të detyrohen të dalin në votime, ose të paktën të arrihet 50% plus. Nuk mund të përfaqësohemi me 8% të elektoratit.

Lajme të tjera |  Gjirokastra, destinacion elitar i turizmit shqiptar, Sula: Inspektorët do të pajisen me kamera inteligjente

Duhet parë një ndryshim, ka vende që e kanë me detyrim dhe gjobë. Ne me këtë mënyrë që bojkotojmë zgjedhjet dhe tregojmë indiferencë, po mohojmë mundësinë tonë për të ushtruar të drejtën e votës. Kjo punë duhet parë me seriozitet nga opozita dhe më duket out opozita nga kjo.

Meqë këtyre nuk u duken të rëndësishme pesë bashki, për mua do të ishin të rëndësishme, do të jepja sinjal që fitoj edhe bashki të majtë, ku ka bonus më të mirë se kjo? Kjo është impotencë totale dhe duhet ta gjejnë përgjegjësinë, jo të dalin elementë të ndryshëm.

Po nuk riorganizoi Berisha partinë, do vazhdojë Rama edhe 30 vjet?”, tha ndër të tjera Dyrnjaja.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us