BISEDA ME TË BURGOSURIN:
ANILA HOXHA:– Mori fund pengmarrja?
: –Po mori fund e pamë me sytë tanë që e nxorën nga ambienti ku ishte.
ANILA HOXHA: -Po ku e gjeti armën?
-E ka futur në mënyrë të fshehtë, ndryshe nuk ka sesi. Dëgjova se thanë ia mori gardianit. Gardianët këtu nuk kanë armë. Nuk duhet të ekzistojnë armë brenda institucionit, nuk ka njeri armë as nga policia as nga njeri tjetër.
ANILA HOXHA:-Ishte në regjim në momentin që nisi konflikti?
-Ishte në regjim të zakonshëm.
ANILA HOXHA:-Dy personat Indrit Shaqja dhe Arben Lleshi ishin shokët e qelisë së tij?
-Jo ai ishte në sektorin e dytë në katin e dytë. Vete te dritarja dhe i godet këta dy persona nga ana që dalin në ajrim.
ANILA HOXHA:-Kishin ndonjë konflikt në dijeninë tënde? U përleshën para se të ndodhte kjo ngjarje?
-Jo nuk kishin konflikt dhe është pista më e mundshme që është vrasje me pagesë.
ANILA HOXHA: Po pse ke dalë në këtë deduksion?
-Ta them unë pse: Ai erdhi përfundimisht para 40 ditësh te Sektori 1 në katin e dytë dhe ka të paktën disa muaj që kërkon, të vijë në Sektorin 2. Është një rrjet i gjerë ky, sepse kishte dy, tre muaj që donte të vinte te sektori im ose te sektori ku ishin këta të burgosur që qëlloi.
ANILA HOXHA: -Po pse mendon ti se është e porositur?
-Sepse në këtë sektor ai ose ka pasur një mbështetje sepse nuk vete dot unë të kërkoj të shkoj në një sektor X pa pasur një shok ose mik ose kur kam një punë për të kryer aty.
-ANILA HOXHA: Dhe te ky sektor gjendeshin dhe dy të burgosurit që qëlloi?
-Po te Sektori 2 ose të Sektori ku jam unë janë ngjitur njëri me tjetrin. Ai kërkonte të vinte pikërisht te këto dy sektorë. Unë kam problemet e mia ashtu si Arben Lleshi prandaj u interesova dhe debatova me drejtorët që të mos ma sillnin në sektorin tim atë person se unë e di lidhjen. Ne këtu dëgjojmë, ne jemi këtu dhe i dimë problemet e kësaj botës sonë ndaj i thashë drejtuesve mos ma sillni në këtë sektor atë person se unë jam me probleme dhe nuk e di çfarë bën pala kundërshtare nga jashtë.
ANILA HOXHA: Çfarë kërkonte ai ndërsa mbante peng?
Nuk e di se çfarë. Ne vetëm mund të shihnim nga këtu çfarë ndodhte atje brenda.