Panik në ajër! Avionit i shkëputet dritarja gjatë fluturimit

Një aeroplani pasagjerësh iu “zhduk” dritarja në ajër, duke e detyruar atë të bënte një ulje emergjente në shtetin amerikan të Oregonit të premten. Boeing 737 Max 9 i Alaska Airlines se u kthye në Portland 35 minuta pas fluturimit për në Kaliforni pasi një pjesë e jashtme, duke përfshirë një dritare, ra në tokë.

Alaska Airlines tha se 177 pasagjerë dhe ekuipazhi ishin në bord dhe se se avioni u ul i sigurt.  Linja ajrore tha se do të ndalonte përkohësisht të gjithë 65 avionët e saj 737 Max 9, për të kryer inspektime. Boeing tha se ishte në dijeni të incidentit dhe po punon për të mbledhur më shumë informacion.

Lajme të tjera |  Importi i mishit të derrit nga Brazili, Ministria e Bujqësisë del me njoftim të rëndësishëm

Autoriteti i Aviacionit Civil të Mbretërisë së Bashkuar i tha BBC-së se po monitoron situatën nga afër. Duke njoftuar ndalimin e 65 avionëve, CEO i Alaska Airlines Ben Minicucci tha: “Çdo avion do të kthehet në shërbim vetëm pas përfundimit të inspektimeve të plota të mirëmbajtjes dhe sigurisë”.

Panik në ajër! Avionit i shkëputet dritarja gjatë fluturimit

AVIONI PA DRITARE 2

Z. Minicucci vlerësoi përpjekjet e gjashtë anëtarëve të ekuipazhit në bordin e fluturimit, i cili kishte arritur 4,876 m, kur filloi zbritjen emergjente, sipas të dhënave të gjurmimit të fluturimit.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us