Tabloidet perëndimore shkruajnë se Rusia ka 3 vite që përgatitet për një luftë edhe me një vend anëtar të NATO-s. Muajin e kaluar, Këshilli Gjerman i Punëve të Jashtme paralajmëroi se Rusia mund të pushtojë një vend të NATO-s.
Ndërsa flitej se Moska mund të nisë një pushtim 6 deri në 10 vite, Agjencia Polake e Sigurisë Kombëtare ka paralajmëruar se sulmi i Rusisë ndaj NATO-s mund të vijë më shpejt sesa pritej.
NATO mbështet Ukrainën
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg theksoi sot mbështetjen e palëkundur të Aleancës për Ukrainën, gjatë një takimi me ministrin ukrainas të Mbrojtjes Rustem Umerov në Bruksel.
Stoltenberg dhe Umerov diskutuan zhvillimet e fundit në fushën e betejës dhe nevojat urgjente ushtarake të Ukrainës. Me dimrin që pritet të komplikojë luftimet, Stoltenberg theksoi se aleatët janë të përkushtuar për të forcuar mbështetjen politike dhe ushtarake për Ukrainën, ndërsa vendi ndodhet nën pushtimin rus. Në takim u diskutua gjithashtu rruga e Ukrainës drejt anëtarësimit në NATO dhe përpjekjet e Ukrainës për më shumë reforma. Stoltenberg përsëriti se Ukraina do të bëhet anëtare e NATO-s, kur të gjithë aleatët të bien dakord dhe kur të plotësohen kushtet