Presidenti çek Petr Pavel ka paralajmëruar se gjatë vitit 2024, Rusia mund të kthejë luftën në Ukrainë në favorin e saj. Në një intervistë me gazetën çeke në internet Seznam Zprávy, Pavel u pyet edhe për profilin e tij në renditjen vjetore të POLITICO të njerëzve më të fuqishëm në Evropë, por edhe për luftën në pjesën lindore të kontinentit.
I pyetur për luftën në Ukrainë, Pavel tha: “Në luftën në Ukrainë, mund të shikojmë shumë zhvillime të rëndësishme. E kanë pranuar edhe vetë zyrtarët ukrainas, kundërofensiva e Kievit për të luftuar pushtimin e Moskës ka përparuar më ngadalë sesa pritej. Tani, me afrimin e dimrit, pozicionet në fushën e betejës mund edhe të ndryshojnë. Ndërkohë, Kievi po përpiqet të mbajë mbështetjen nga aleatët e tij.
Por në Evropë, mbështetja për Moskën e dëshmuar nga kryeministri hungarez Viktor Orbán, i njohur për afërsinë e tij me presidentin rus Vladimir Putin, po kërcënon të prishë një paketë thelbësore ndihme prej 50 miliardë eurosh. Në SHBA, planet për të ofruar ndihmë të mëtejshme për Kievin janë bllokuar prej javësh, për shkak të kundërshtimit të ligjvënësve republikanë”.
Pavel tha se SHBA-të po shkojnë gjithashtu drejt zgjedhjeve presidenciale të pasigurta vitin e ardhshëm, të cilat do të ndikojnë në atë që ndodh në Ukrainë. “Pritja e zgjedhjeve do të sjellë edhe ndryshime të caktuara në fushën e betejës”,shpjegoi presidenti çek. Ai shtoi se Putin ka thënë se konsideron SHBA-në si të vetmin partner për negociata të mundshme, të cilat mund të ndodhin vetëm pas zgjedhjeve.
“Në anën e Vladimir Putin, ekziston një pritshmëri që nëse Donald Trump ia del mbanë, ai do të jetë në gjendje të ketë raporte të mira me të, pavarësisht se çfarë mendon Ukraina apo pjesa tjetër e Evropës, dhe kështu Rusia fiton një status tjetër në arenën ndërkombëtare”, tha Pavel. Moska pushtoi Ukrainën më 2022