Paratë e sekuestruara/ Tre milionë euro në 11 muaj!

Rreth 3 milionë euro janë sekuestruar nga Policia e Shtetit vetëm në këto 11 muaj, pasi nuk janë deklaruar në kufij siç parashikon ligji çka hedh hije dyshimi mbi origjinën e këtyre parave, të cilat kanë tentuar të futen ilegalisht në Shqipëri jashtë sistemit bankar.

Pjesa më e madhë është kapur në valutë ku dominon euro me gati 2 milionë. Krahasuar me një vit më parë kemi një rritje të konsiderueshme të vlerave monetare të sekuestruara për këtë vepër penale.

Gjatë këtij viti Policia e Tiranës ka evidentuar 83 raste të mosdeklarimit të vlerave monetare dhe sendeve me vlerë në kufij. Numri më i lartë është shënuar në Tiranë me 33 raste të tilla.

Lajme të tjera |  “Sëmundja nuk e mposhti në asnjë moment”/ Vajza e Mirush Kabashit kujton të atin e ndjerë: Ishte shumë vonë kur mjekët e kuptuan

Policia ka identifikuar si autorë të kësaj vepre penale 86 persona nga të cilët 8 janë arrestuar dhe të tjerët janë proceduar në gjendje të lirë.

Të arrestuarit dhe proceduarit janë 50% më shumë se një vit më parë ku kemi pasur 40 autorë nga të cilët 36 janë proceduar penalisht dhe 4 janë arrestuar.

Pothuajse në të gjitha rastet në pranga përfundojnë vetëm drejtuesit e mjeteve ku gjenden të fshehura paratë dhe hetimi nuk ka mundur dot të shkojë tek personat që kanë poseduar këto para dhe se në çfarë forme i kanë përfituar.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us