Parker shpjegon arysen përse dërgoi Brojën në tribunë në “Selhurst Park”

rmando Broja nuk ishte mes të gruambulluarve për ndeshjen mes Burnley-t dhe Crystal Palace për shkak të një zgjedhjeje teknike të bërë nga trajneri Scott Parker.

Lyle Foster dhe Ashley Barnes ishin alternativat e Zian Flemming në stol në rast se sulmuesi titullar do të zëvendësohej ndërsa Armando Broja u dërgua në tribunë.

Sipas vetë trajnerit të Burnley-t vendi i shqiptarit në stol në këtë takim u morr nga James Ëard-Proëse. Këtij të fundit iu dha shansi për të debutuar me skuadrën pasi një javë më parë nuk mund të aktivizohej përballë skuadrës që i zotëron kartonin, Ëest Ham.

Në javët e fundit Broja ka ankuar një shqetësim të vogël fizik, por kjo nuk ka lidhje me arsyen që e dërgoi në tribunë në takimin kundër Crystal Palace. “Vendimi im kishte të bënte vetëm me programimin e skuadrës. Ai ka ankuar një shqetësim të vogël fizik, por unë mora vendimin sepse nuk mund të grumbulloj më shumë se një numër të caktuar lojtarësh. Kjo ishte e gjitha”, shpjegoi Parker.

Lajme të tjera |  Rikthehet Armando Broja, sulmuesi i Shqipërisë e konfirmon në rrjetet sociale (POSTIMI)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us