Partizani “ndez motorët” për marshin drejt titullit, skuadra e Oltijon Kërnajës përballë “sprovave të fundit” që ofron kalendari i mbetur

Teksa Abissnet Superiore pritet të rikthehet më 3 prill për ndeshjet e javës së 30-të, te Partizani nuk kanë ndërmend të presin kaq gjatë për t’u përgatitur për sfidën e rëndësishme me Vllazninë, e cila dop të luhet në stadiumin “Arena e Demave”.

Të Kuqtë mbajtën të enjten stërvitjen e parë pas tri ditëve pushim duke ndezur motorët për një duel që mund të përcaktojë rrugëtimin e klubit drejt objektivit për “Final Four”.

Grupi nuk ka qenë i plotë për trajnerin Oltijon Kërnaja, për shkak të impenjimeve të lojtarëve me kombëtaret respektive. Po ashtu, skuadra do të luajë një sfidë miqësore me Laçin në orën 13:00, e cila shërben për t’i mbajtur të përgatitur lojtarët për duelet që i presin në fazën e mbetur të kampionatit.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Ish-sulmuesi i Laçit dhe Kombëtares Shpresa, Bullari surprizon me të ardhmen dhe prezantohet te…

Pas Vllaznisë, Partizanin e pret një tjetër ndeshje e vështirë përballë Elbasanit, ndërsa më pas “Demat e Kuq” do të luajnë me skuadrat e vendeve të fundit si Bylis, Tirana dhe Flamurtari, për të përmbyllur sezonin me Egnatian dhe Dinamon.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us