Vora dhe Partizani do të përballen bashkë prej orës 15:00. Ky takim është i vlefshëm për javën 28 të Superiores.

Kërnaja ka preferuar të rikthejë Tomën si titullar, që nga minuta e parë. Po ashtu në stol bie në sy se mungojnë Alban Hoxha, Xhuliano Skuka dhe Paulo Buxhelaj. Vendin e Hoxhës e ka marrë Darius Zadeja.
FORMACIONET ZYRTARE
Vora: Harizaj; Repaj, Vrapi, Çibuike, Barjamaj, Kashari, Fazlagiç, Luis Felipe, Daka, Kasalla, Bardhi
Trajner: Arjan Bellaj
Partizani: Qirko; Atanaskoski, Bytyçi, Sembene, Martinez, Ismaili, Doumbia, Hjumen, Fadairo, Toma, Sidibe
Trajner: Oltijon Kërnaja





