Pas Fiatit, Vuçiç njofton “një investim perëndimor 100 mln euro” në Vranje

Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiç, ka deklaruar se është duke negociuar për një investim të madh perëndimor në Vranje që kap shifrën e 100 milionë eurove.

“Shpresoj se do të përfundojmë me sukses bisedimet mbi një investim të madh në Vranje me vlerë mbi 100 milionë euro, që do të punësojë më shumë se 1 500 njerëz. Ata pyetën ku, ne u thamë në Vranje…kështu që do të mund të punësojmë njerëz që të mund të qëndrojnë në Jug të Serbisë”citohet ai në një takim elektoral të partisë së tij, SNS.

Pak ditë më parë Vuçiç konkludoi një marrëveshje me kryeministren italiane Meloni për prodhimin e “Fiat Panda” në Serbi, një arritje kjo që ilustron rolin ekonomik të Serbisë në rajon. Nga ana e vet Vuçiç ka theksuar se bëhet fjalë për një “investim perëndimor”, duke përcjellë mesazhin se ai nuk qëndron kundër Perëndimit, një akuzë që I është bërë shpesh së fundmi.

Lajme të tjera |  Vranësira dhe reshje shiu, në zonat malore do ketë dëborë! Ja parashikimi i motit për sot, si do të jenë temperaturat

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us