Nedim Bajrami është një nga lojtarët e konsideruar si lider të Kombëtares. Kjo për shkak të minutave, që trajneri Silvinjo i ka bësuar gjatë gjithë kohës në krye të kuqezinjve.

Ndeshja e fundit, kur edhe Bajrami mori minuta, ishte me Sëlltik në Kupën e Skocisë. Aty ku u bë pjesë e sherrit në tunel rreth një javë më parë.
Kjo nuk do ishte hera e parë, që Bajrami përjashtohej nga lista. Minutat për të kanë qenë të pakta gjatë këtij sezoni, që është ndoshta më i vështiri në karrierë.





