Pazare me Ramën e Salianjin? Grida vë “pikat mbi i”: S’guxojnë as alla Edvin, as alla Ervin të më bëjnë pis emrin, vetëm me Berishën…

Ish-deputetja e PD dhe moderatorja e ‘Top Story’, Grida Duma, ka reaguar publiksht në lidhje me aludimet e ditëve të fundit nga kampi blu. Partia Demokratike ka aluduar së fundmi se Duma ka negociuar me kryeministrin Edi Rama për Endri Shabanin si Avokatit të Popullit dhe se është pas lëvizjes së Ervin Salianjit.

Në studion e ‘Top Story’, përballë të ftuarëve, Grida hodhi poshtë çdo pretendim, teksa me tone të ashpra deklaroi se nuk ka guxim askush që t’i bëjë pis emrin dhe reputacionin që ka ndërtuar ndër vite. Moderatorja theksoi se nuk ka negociuar me askënd dhe qëndron larg çështjeve të ‘pushtetshme’, sipas saj, “alla Edvin apo alla Ervin”.

Duma shprehu mirënjohje për liderin demokrat, Sali Berisha, duke shtuar se mund të ishte ai i vetmi, me të cilin mund të bënte pazar për sa kohë ishte pjesë e partisë.

Lajme të tjera |  Berisha publikon akuzat e eurodeputetit: Rama përdor familjarët për të nxjerrë para jashtë

“Nuk guxuar njeri të mendojë se bëj pazare me Edi Ramën sepse këtë personalitet e kam ndërtuar nga politika dhe vi këtu. Nga ana tjetër, se më the për mbështetjen e Salianjit…Kur unë nuk shtrij dorën për gjërat e pushtetshme alla Edvin, nuk ka njeri mundësi që të më përdorin mua si vegël më të vogël për çështje alla Ervin. Janë çështje minore në situatën time. Unë nuk duhet abosolutisht në publik, t’ju them një gjë që kam parim, por bësoj e kam përcjellë. Unë humanen nga politikania unë e ndaj. Unë në këtë studio, miq, kolegë, bashkërrugëtar, kundërshtar, i kam trajtuar me një taban njerëzor. Por, po të ishte puna për të bërë pazar, unë e bëja me Sali Berishën. Sali Berisha ka mirënjohjen time se më ka futur mua në politikë dhe si i tillë, mund të bëja pazaret kur e kisha pushtetin të mundshëm se ishte partia ime”,u shpreh Grida Duma.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us