PD depoziton në Kuvend projekt propozim për heqjen e imunitetit të deputetëve

Sekretari për Reformën Zgjedhore dhe Përfaqësuesi Ligjor i PD-së, Rezart Kthupi, në një deklaratë për media, është shprehur Partia Demokratike ka depozituar një projekt propozim në Kuvendin e Shqipërisë me qëllim krijimin e mekanizmit ligjor për heqjen e plotë të imunitetit të deputetëve.

Ai ka ftuar të gjithë deputetët që të votojnë projekt vendimin si shenjë e vullnetit të tyre në luftën kundër korrupsionit dhe besimit në organet e drejtësisë.

Gjithashtu Kthupi tha se çdo qëndrim kundër heqjes së plotë të imunitetit për deputetët është një tentative për të mos lejuar hetimin e korrupsionit të politikanëve apo të njerëzve të lidhur me ta.

Deklarata:

Të nderuar qytetarë

Partia Demokratike ka mbajtur një qëndrim konstant dhe koherent mbi imunitetin e deputetit, duke e konsideruar këtë të fundit një rudiment dhe një simbol të pabarazisë ndërmjet zgjedhësve dhe të zgjedhurve.

Lajme të tjera |  Gjekmarkaj takim me demokratët në Fushë-Kuqe, nënkryetari i PD: Do ta ndalim këtë qeverisje

Në vazhdën e këtyre qëndrimeve të kahershme, Partia Demokratike ka depozituar ditën e djeshme një projekt propozim në kuvendin e Shqipërisë me qëllim krijimin e mekanizmit ligjor për heqjen e plotë të imunitetit të deputetëve.

Projekt vendimi për ndryshimin e rregullores së kuvendit krijon bazën ligjore që deputetët brenda 5 ditësh nga miratimi i propozimit dhe brenda 5 ditësh nga fillimi i legjislatuarës të depozitojnë pranë kryetarit të kuvendit një deklaratë me shkrim me të cilën heqin dorë nga procedurat parlamentare për heqjen e imunitetit duke i hapur plotësisht rrugën drejtësisë në marrjen e masave ndaluese të arrestit në rastet e hetimeve penale në ngarkim të tyre.

Partia Demokratike vlerëson se reforma në drejtësi, të cilën ajo e ka mbështetur në cdo hap, ka prodhuar më në fund një drejtësi të pavarur nga politika, e cila ka krijuar besimin dhe ka mbështetjen e gjerë qytetare në punën e saj për hetimin dhe goditjen e korrupsionit e lartë të politikës dhe administratës shtetërore.

Lajme të tjera |  Mashtrimi me mikrokreditë! Çifti mori kredi për arredimin e banesës, MCA i “gllabëroi” ndërtesën tre kate, makinën e llogaritë bankare

Në kushtet e një drejtësie të pavarur partia demokratike vlerëson se çdo qëndrim kundër heqjes së plotë të imunitetit për deputetët është një tentative për të mos lejuar hetimin e korrupsionit të politikanëve apo të njerëzve të lidhur me ta.

Ftojmë të gjithë deputetët e kuvendit të Shqipërisë që të votojnë projekt vendimin e depozituar nga Partia Demokratike si shenjë e vullnetit të tyre në luftën kundër korrupsionit dhe besimit në organet e drejtësisë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us