Për çfarë folën një orë në telefon Putin dhe Netanyahu

Presidenti rus Vladimir Putin ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. Shërbimi për shtyp i Kremlinit njoftoi sot se Putin i kishte shprehur homologut të tij se Federata Ruse ishte e gatshme të ofronte të gjithë ndihmën e mundshme për të lehtësuar vuajtjet e civilëve dhe për të de-përshkallëzuar konfliktin në Gaza.

Përveç kësaj, është shprehur interesi i ndërsjellë për vazhdimin e bashkëpunimit në çështjet e evakuimit të qytetarëve rusë dhe anëtarëve të familjeve të tyre, si dhe lirimin e pengjeve.

“U ra dakord që kontaktet të vazhdojnë,”-thuhet në njoftimin zyrtar. Gjatë bisedës së sotme telefonike me presidentin rus Vladimir Putin, Netanyahu shprehu pakënaqësinë e tij për“qëndrimin anti-izraelit në luftën kundër Hamasit” të shprehur nga zyrtarët e Moskës në OKB. E po ashtu, Netanyahu kritikoi gjithashtu bashkëpunimin midis Rusisë dhe Iranit.

Lajme të tjera |  Këmbanat bien pas 5 vitesh në 'Notre Dame'! Liderët bëhen bashkë në Paris, mes tyre edhe Rama

Megjithatë, Netanyahu shprehu mirënjohjen për përfshirjen e Rusisë që çoi në lirimin nga Hamasi të pengjeve me shtetësi të dyfishtë izraelite dhe ruse.

Për shkak të kësaj bisede, e cila zgjati gati një orë, Netanyahu ndërpreu seancën e qeverisë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us