“Për Shkëlzenin”, Gjergji dëshmon për Gërdecin: Shënimin s’e bëra unë, ashtu erdhi

Dëshmitarja në gjyqin për Gërdecin, Anila Gjergji me detyrë inxhinierie software-i, tha përballë trupit gjykues se ajo nuk ka bërë shënim me stilolaps “për Shkëlzenin”.

“Ne kishim disa fax-e, por numrat nuk më kujtohen. Kam bërë shënimin, kam vendosur numrin e protokollit, datën dhe firmën time.
Fax-i nr. 622, datë 13/03/2007 dërguar nga Ministria e Drejtësisë për ministrinë e mbrojtjes.
Shënimin me stilolaps për Shkëlzenin nuk e kam bërë unë, ashtu erdhi. Mendoj që ka ardhur me fax-in, por nuk më kujtohet”,- tha Gjergji.

I pandehuri, Fatmir Mediu, ndërhyri me pyetjen: “A ju ka thënë ministri që ju do prisni fax-in *për Shkëlzenin, Sali Berishën etj. Ju ka marrë ministri në telefon, e keni takuar ministrin?”

Lajme të tjera |  Sherr mes adoleshentëve në Sarandë, 17-vjeçari plagoset 3 herë me th*kë

Dëshmitarja përgjigjet me “Jo”.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us