Një tjetër aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.
Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Gocaj, ku dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën. Dyshohet se dy persona kanë humbur jetën, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të lënduar.
Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë për nxjerrjen e trupave nga automjeti.





