Përplasi makinën e djalit të gjyqtares Irena Gjoka, Dervishi: Nuk do e shihja aq lehtë aksidentin, vetëm ai s’mund ta bënte atë gabim

Eskorta e Gardës së Republikës, që shoqëronte djalin e gjytares së GJKKO Irena Gjoka, u përfshi mbrëmjen e të premtes në një aksident, ku u përplas nga makinë e patrullës së policisë rrugore.

Në misionin “Review”, Ferdinand Dervishi tha se ngjarja nuk mund të shihet si një aksident i thjeshtë dhe apeloi që efektivit t’i bëhet testi i drogës.

Gazetari theksoi se në bazë të informacioneve që ka, janë shumë efektivë të policisë rrugore që konsumojnë lëndë narkotike.

“Unë shof të shtuara makina të shtrenjta me fenerlina që nuk kanë lidhje me këto fenerlina. I mbajnë të pautorizuar dhe unë besoj se aty mund të gjesh djalin e ministrit, vëllanë, ndonjë kriminel, apo ndonjë ndërtues që është mirë t’i shmangësh.

Lajme të tjera |  Lot, lutje dhe sytë nga qielli në Vlorë: 100 mijë euro i mori uji dhe balta

Mendoj se sipas informacioneve që kam këta policët e qarkullimit rrugor janë pak mallista. Do i bërë një test atij policit. Ai gabim nuk duhet të shihet aq thjesht.

Për rastin e incidentit do thoja këtë, ai ishte polic i qarkullimit rrugor, vetëm ai nuk mund ta bënte atë gabim”, tha Dervishi.

Si drejtuese e Gjykatës së Posaçme, Irena Gjoka ka pasur mbrojtje nga Garada, ndërkohë numri i efektivëve që e ruajnë, atë dhe familjen, i ishte shtuar që pas vendimit dhënies së masës së sigurisë “Detyrim paraqitje” për Sali Berishën.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us