Peshkatarët duan markatën! Në Vlorë e shesin peshkun rrugëve

Mungesa e një tregu për shitjen e peshkut, i detyron peshkatarët vlonjatë që peshkun e kapur gjatë ditës ta shesin anës rrugës.

Dita e sotme ka qenë me fat për këta peshkatarë që dalin me varka nga zona e ujit të ftohtë, pasi ata kanë zënë shumë peshk në rrjetat e tyre ku kishte dhe një lloj toni.

“Shkak të saj kilogrami i peshkuar do shitet nga peshkakatarët 300 lekë kg, ndërkohë që në sezonin veror ky peshk shitet tre herë më shumë”- thonë qytetarët.

Por për peshkatarët mbetet shqetësim mungesa e një merkatoje peshku e cila është ndërtuar në tri port, por jashtë funksionit dhe ata detyrohen që peshkun ta tregtojnë në trotuaret e ujit të ftohtë në Vlorë.

 

Lajme të tjera |  Chris LaCivita publikon pamjet: Ja si vidhen votat në Shqipëri, falë narko-qeverisë së Edi Ramës

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us