Po mbahej në izolim, zhduket në mënyrë misterioze Alexey Navalny

Shqetësimi po rritet për fatin e Alexey Navalny i dënuar me 19 vjet burg. Kundërshtari më i njohur i Vladimir Putinit, i cili ka qenë gjithmonë armiqësor ndaj qeverisë së Moskës, është “zhdukur” duke rritur shqetësimin për sigurinë e tij.

Prej ditësh avokatët nuk kanë mundur të flasin dot me të dhe prej një jave ai nuk po lidhet dot me stafin e tij. Ky është një detaj mjaft shqetësues në ditët kur rrjeti i tij i disidentëve ka nisur një fushatë për të bojkotuar zgjedhjet e marsit dhe fitoren e pritshme të “Carit”.

“Alexey është zhdukur prej 3 ditësh” – raportoi të premten vonë shefja e departamentit të hetimit të Fondacionit Kundër Korrupsionit të Navalny, Maria Pevchikh. “Avokatët qëndruan gjithë ditën përpara IK-6, burgut të tij aktual dhe IK-7, një koloni e regjimit special në rajonin e Vladimirit. Kudo u thanë të prisnin, por në fund ua refuzuan hyrjen” – tha ajo.

Atë mëngjes, Navalny duhej të dilte në gjykatë me anë të një video-lidhjeje, por gjithçka u anulua. Zyrtarisht u tha për shkak të problemeve me rrjetin elektrik të burgut, të cilat janë ende të pazgjidhura deri më sot. Por nuk është vetëm kjo.

Lajme të tjera |  'U importua nga Holanda'/ Alarmi i RASFF: Në Shqipëri është shitur sheqer me "dioksid squfuri"!

“Mësuam se Alexey kishte një problem të rëndë shëndetësor. Jeta e tij është në rrezik”, – tha më tej Pevchikh. “Javën e kaluar ai është ndjerë keq në qeli. Ka pasur marrje mendsh dhe është shtrirë në dysheme. Stafi ka ndërhyrë duke i dhënë ndihme. Nuk e dimë se çfarë iu dha, por duke qenë se ai nuk po ushqehet, po mbahet në një qeli izolimi pa ajrim, duket se i ra të fikët nga uria” – tha ajo.

Në ditët pas kësaj ngjarjeje dukej se po vazhdonte normalisht. “Avokatët e panë, ai u ndje më mirë. Por tashmë është dita e tretë që nuk e dimë se ku është. Dhe nuk ka pasur asnjë letër prej tij për gjithë javën”, – shprehet më tej Pevchikh.

Lajme të tjera |  “Do dyfishojmë fondin për komunitetet fetare”, Berisha: Prioritet i jonë është zgjidhja e çështjes së pronave!

Navalny është në burg prej gati 3 vitesh. Rrjeti i tij nisi këtë javë nismën “Rusia pa Putin”. Organizatorët i kërkojnë çdo qytetari që “të bindë të paktën 10 persona të votojnë kundër Putinit”. “Rezultatet e votimit do të falsifikohen, por detyra jonë është t’u tregojmë të gjithëve se Rusia nuk ka më nevojë për Putinin. Zgjedhjet e vitit 2024 do të jenë një referendum për miratimin e veprimeve të tij, për miratimin e luftës” – u shprehën ata.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us