Arben Lleshi, i dënuar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin, është vrarë këtë të premte me armë zjarri brenda ambienteve të burgut. Ekzekutor i tij ishte Sokol Mjacaj. I riu i dënuar për vrasjen e dy turistëve çek në Theth dhe që do të trasnferohej në sektorin “41 Biss”, për shkak të rrezikshmërisë, por që nuk iku pa mbaruar dhe dhe “misionin” e fundit që iu ngarkua. Porositësit ende nuk dihen, por gjurmët të çojnë drejt një hakmarrjeje, të nisur prej vitesh mes familjeve Lleshi dhe Hoxha.
Si nisi hakmarrja?
Gjithçka nisi në Britaninë e Madhe, ku pas një sherri që dyshohet për pazare droge u vra Agim Hoxha. Vrasësi i tij ishte Arben Lleshi. Hoxha dhe Lleshi kishin një miqësi të hershme së bashku, e cila datonte që prej fëmijërisë së tyre, por u kris. Shkak dyshohet të jenë bërë pazaret e drogës. Agim Hoxha u vra në Britaninë e Madhe dhe më pas trupi iu dogj brenda makinës.
Autoritetet britanike e gjetën fajtor Lleshin për ngjarjen dhe e dënuan me 32 vite burg. Pas ekstradimit drejt Shqipërisë, ai kishte për të kryer dhe 28 vite të mbetura, të cilat këtë të premte nuk i çoi deri në fund pasi u ekzekutua nga Sokol Mjacaj.
Pavarësisht se drejtësia e tha fjalën e saj, familja Hoxha kishte tjetër skenar në mendje. Të niste hakmarrjen, e cila deri më tani ka regjistruar katër viktima. (5 nëse konfirmohet se vrasja e Lleshit erdhi me urdhër të tyre).
Në vitin 2013 u vra Xhavit Lleshi. Atij iu bë pritë në vendin e quajtur ‘Pujkë’. Më 15 maj të vitit 2016 u vra Hajredin Lleshi, vëllai i Xhavitit, në fshatin e lindjes në Burrel. Goditjet nga familja Hoxha vijuan dhe një vit më vonë. Në vitin 2017 u rrëmbye Artan Lleshi, djali i Hajredinit, të cilin e morën me një makinë në Burrel dhe e sollën në Kamëz. Në Kamëz, ai u pa për herë të fundit nga kamerat e sigurisë së një lokali dhe që nga ajo kohë nuk dihet se çfraë ka ndodhur me të.
Hakmarrjet vijuan. Me Arben Lleshin në burg, familja Hoxha priti që Klevis Hoxha, djali i Xhavit Lleshit, të ekzekutuar në vitin 2013 të rritej dhe të vijonin sagën e hakmarrjes. Klevisit, atëherë 22 vjeç i erdhi radha. Ai u mor peng në qendër të Burrelit dhe më pas u zhduk. Derisa dy vite më parë eshtrat e tij u gjetën të groposura në Mamurras. Gishtin i fajtorëve në të gjitha rastet u drejtua nga familja Hoxha.
Me sa duket vrasja e Arben Lleshit, do të jetë dhe pika e fundit e njjë sage të pamëshirshme hakmarrjeje që nga Britania e Madhe u shtri dhe u finalizua në Shqipëri.