Është pranuar kërkesa e familjarëve të së ndjerës Liridona Ademaj për rivarrosjen e në fshatin e saj të lindjes.
Ceremonia mortore do të riorganizohet ditën e nesërme, ku 30-vjeçarja do të prehet pranë familjes në varrezat e fshatit Rracaj.
Ademaj u varros në fshatin e bashkëshortit të saj, i cili tashmë është i arrestuar si personi i dyshuar që urdhëroi vrasjen e saj, në një ngjarje të inskenuar si grabitje me armë.
Naim Murseli dyshohet se pagoi 30 mijë euro për të vrarë gruan e tij, nënën e dy fëmijëve.
Familjarët i bënë kërkesë prokurorisë për rivarrosjen e të ndjerës, pasi autoritet zbuluan ngjarjen e rëndë.