Analisti Preç Zogaj, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, e vlerësoi operacionin për kapjen e Maduros në Venezuelë si një shembull që SHBA qëndron mbi të tjerët. Zogaj u shpreh se është shumë i madh fati që shqiptarët e kanë aleat SHBA-në.
“SHBA është një vend shumë i madh dhe është gjë e madhe ta kemi aleat. Nuk e kanë zgjedhur regjimet aleat, por shqiptarët
Amerika dha shembull se qëndron mbi të tjerët. Vihet në diskutim çështja e shkeljes ose jo të drejtës ndërkombëtare. Disa e gjejnë shkelje, disa gjejnë ligje që e përligjin. Rregjimi i Maduros ishte më vulnerabël se të tjerët. Në SHBA ka urdhër arresti për Maduron, një akuzë e ndërtuar nga prokuroria e shtetit të Nju Jorkut me dëshmi nga ish-bashkëpunëtorët se ai nuk është president, por shef i narkoshtetit. Një pjesë e flotës së Venezuelës është shkrirë në një.
Është vulnerabël se është një udhëheqës që nuk u zgjodh me vota dhe nuk e njhe as nga një shtet demokratik. Ai deformoi vullnetin e zgjedhësve në Venezuelë edhe pse i fitoi rivali dhe ai e deformoi, e shtypi me dhunë”- tha Zogaj.





