Ish-këshlltari për marrdhëniet me publikun në Oborrin Mbretëror, Erion Teli, ka rrëfyer se shkak i ndarjes mes Princ Lekës dhe Elia Zaharias, nuk ka qenë tradhëtia. Në një lidhje me “SKYPE” me emisionin “Vizioni i Pasdites”, Teli u shpreh se kriza në çiftin mbretëror nisi një vit e gjysëm më pare. Ai tha se Princi Leka dhe Elia kishin kohë që përpiqeshin ta bënin këtë martesë tq funksiononte, por nuk ndodhi ashtu. Përsa i përket njohjes me fotografen, Teli shtoi se dyshja kishin vetëm një muaj e gjysmë që shoqëroheshin.
“Absolutisht nuk është e vërtetë. Princi nuk është njeri që luan me dy standarde. Princi gjatë kohës që ka qenë me zonjën Zahari ka qenë njeri besnik. Nuk luan me dy standarde. Me zonjën Blerta Celibashi kanë një muaj e gjysmë që shoqërohen. Me zonjën Zaharia ka më shumë se 1 vit e gjysmë që mund të quhet e mbyllur. Princi Leka dhe zonja Zaharia kanë më shumë se 1 vit e gjysmë që të bënin të mundur funksionimin e martetës, muajt e fundit ishte e vështirë që ta kapërcenin dhe vendosën t’i jepnin fund martesës. Zonja Zaharia përveçse si aktore ajo është dhe drejtoreshë e Teatrit Kombëtar, agjenda e saj është e ngjeshur. Princi ka pasur agjendën e tij, kjo ka bërë që të nxjerrë përplasjet e para. Të dy janë prindër shumë të mirë. Princi është një baba shumë i mirë. Të dy kanë vendosur që kjo marrdhënie të marrë fund,”- tha ai.
Princ Leka aktualisht po shijon dashurinë krah fotografes Blerta Celibashi. Princ Leka dhe Elia Zaharia konfirmuan ndarjen e tyre përmes një reagimi zyrtar, vetëm pasi rrjetet sociale nisën të gëlonin me fotot e Princit krah fotografes. Dyshja tashmë nuk fshihen nga sytë e publikut.