Prishtina si në “Big Brother”, nis vendosja e kamerave të sigurisë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar vendosjen e kamerave të sigurisë në kryeqytet. Kamerat do të monitorohen nga Policia e Kosovës. Përmes këtij sistemi, do të identifikohen, personat e përfshirë në vjedhje, dhunë apo çfarëdo vepre të tillë.

“Këto kamera kanë një intelegjencë të lartë artificiale, prodhim amerikano – kanadez, të cilat do t’na ndihmojnë që përmes policisë, të bëjmë identifikimin e personave të cilët hedhin mbeturina, parkojnë në trotuare apo vende ku nuk lejohet. Po ashtu, përmes këtij sistemi, do të identifikohen, në kohë rekord, personat e përfshirë në vjedhje, rrahje apo çfarëdo vepre të tillë, dhe besojmë se do të ul numrin e këtyre rasteve dhe rrisë nivelin e sigurisë në kryeqytet. Personat të cilët me makina hynë gabim në rrugë një kahëshe, bëjnë tejkalim në vi të plotë ndarëse, apo udhëtojnë me veturë të paregjistruar, do të identifikohen menjëherë nga këto kamera, të cilat do të japin sinjalet në qendrën e monitorimit në polici, duke ndikuar që shkelje të tilla të ndodhin sa më pak. Kryeqyteti do të jetë më i sigurt”, shkruan Rama në njoftim.

Lajme të tjera |  Pogradec/ Sherr mes vajzave: 23-vjeçarja i hedh në sy substancë të dëmshme të resë! E kapi prej flokësh dhe…!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us