Largimi i Aleksandër Mitrovic nga Fulham ka lënë një boshllëk të madh në sulmin e skuadrës nga Londra. Klubi i Premier League dëshiron të nënshkruajë me një sulmues, i aftë për të bërë ndryshimin në zonën e rreptësisë.
Daily Mail, nëpërmjet një artikulli, shkruan se Fulham sheh si një mundësi të mirë afrimin e Armando Brojës në janar. Duke qenë se konkurrenca te Chelsea është e madhe, ka optimizëm se Broja mund të pranojë të bashkohet me djemtë e Silva Marco, si huazim nga Blutë.
Sulmuesi kuqezi nuk po kalon një periudhë të mirë në aspektin personal, pasi dëmtimet e lanë jashtë kualifikueseve të Euro 2024 me Shqipërinë. Gjithsesi, më e keqja ka kaluar dhe në janar, ai mund të ndërrojë skuadër.
Në Craven Cottage (London), 22-vjeçari do të ishte i mirëpritur, për t’i dhënë një herë e mirë fund problemeve në ofensivë. Broja ka luajtur më parë për Vittese dhe Southampton.