Profesor Altimari: Shqipja ishte gjuhë zyrtare e Vatikanit bashkë me greqishten e latinishten

Profesor Francesco Altimarit, drejtues i Katedrës së Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Universitetin e Kalabrisë në Kozencë, ka deklaruar që sipas një dokumenti të shekullit 18, shqipja del si gjuhë zyrtare e Vatikanit në dy akte zyrtare bashkë me greqishten e latinishten. Kjo deklaratë u bë gjatë vizitës më 11 Nëntor 2022 të profesor Altimarit në Katedrën e Katedrën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Universitetin e Kalabrisë.

Fjala e Altimar:

“Sipas një dokumenti të Vatikani, të shekullit 18, shqipja në saje të ndërhyrjes së këtyre klerikëve del si gjuhë zyrtare e Vatikanit në dy akte zyrtare bashkë me greqishten e latinishten. Domethënë i jepnin status të njohur ndërkombëtar një gjuhe që në Shqipëri, për shkak të pushtuesve turq ndalohej të shkruhej e studiohej. Këto gjëra duhet të vihen në dukje.  Edhe sot vazhdojmë të festojmë 7 Marsin, që është një datë që nuk ka kuptim, kur një sulltan të lejojë të hap një shkollë në gjuhën amtare. Të vazhdojmë të festojmë këtë datë në botën shqiptare është një turp. Këtu shkollat shqipe i hapi Lekë Matranga qysh në vitin 1592, prandaj edhe historia jonë duhet rishikuar krejt. Nuk duhet të vazhdojmë të bëjmë  rituale proceseve laike që duhet bërë një rishikim rrënjësor”.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us