Projektbuxheti i Tiranës, ku do shkojnë 320 milionë euro nga infrastruktura tek shërbimet publike

Bashkia e Tiranës parashikon të paktën 33.4 miliardë lekë apo rreth 320 milionë euro shpenzime për të përmbushur funksionet dhe objektivat e saj në vitin e ardhshëm. Relacioni i projektbuxhetit të bashkisë më të madhe në vend tregon se pjesa dominuese e parave është parashikuar në investime kapitale.

“Për vitin 2024 fondi total për shpenzime kapitale është në shumën 14,074,448,563 lekë dhe zë 42 % ndaj totalit të shpenzimeve. Për vitet 2025 dhe 2026, buxheti i investimeve parashikohet respektivisht 9,993,525,168 lekë dhe 7,228,120,936 lekë. Për vitin 2024 peshën më të madhe e zënë shpenzimet kapitale për programet e Zhvillimit të Komunitetit, Transportit dhe Urbanistikës” thuhet në relacion.

Pjesën më të madhe të këtij zëri e zënë shpenzimet e transportit me 27 për qind apo 3.98 miliardë lekë dhe pas saj zhvillimi i komunitetit dhe strehimi social.

Lajme të tjera |  Paketa e Maleve, Rama nga Thethi: S'ka anulim. Do të sqarojmë të gjitha të pavërtetat

Sa i takon shpenzimeve të tjera në dokument nënvizohet se ato operative dhe të tjera janë parashikuar në shumën 19,365,091,074 lekë për vitin 2024.

Këto shpenzime përbëjnë 31% të totalit të buxhetit për vitin 2024 dhe përbëhen nga:

– Shpenzimet operative të aparatit të Bashkisë dhe institucioneve në varësi;

– Përdorimi i Fondit Rezervë dhe Fondit të Kontigjencës;

– Transferta të tjera për individët Fondi Rezervë do të përdoret për financimin e shpenzimeve që nuk mund të parashikohen gjatë hartimit të buxhetit, me vendime të Këshillit Bashkiak.

“Fondi i Kontigjencës do të përdoret për të përballuar efektet e mosrealizimit të të ardhurave, nevojën e kryerjes së financimeve të reja dhe shtimin e financimeve mbi fondet e miratuara të programeve ekzistuese, në rast se do të jetë e nevojshme gjithmonë me miratimin e Këshillit Bashkiak. Transfertat për individët përbëhen nga transfertat në mbështetje sociale të shtresave në nevojë si bonusi i strehimit, dëmshpërblime në raste fatkeqësish natyrore, stimuj ekselence, si ai për nxënësit e shkëlqyer dhe stimuj të tjerë si shporta e bebes , të cilat do të vazhdojnë të paguhen edhe gjatë vitit 2024” thuhet në relacion.

Lajme të tjera |  Video/ Para me thasë nga Posta Shqiptare në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet!

Të vlerësuara sipas peshës në total vërehet se tek shpenzimet operative 15 për qind janë parashikuar për menaxhimin e mbetjeve ,reduktimin e ndotjes, mbrojtja e mjedisit. Ky zë vlerësohet në 2.9 miliardë lekë me një rritje 33.6 për qind në raport me planin e të njëjtit zë në vitin aktual. /MONITOR

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us