Protesta/ Demokratët goditën me vezë godinën e Kryesisë së Kuvendit

Demokratët kanë goditur me vezë godinën e Kryesisë së Kuvendit dhe kanë hedhur tymuese gjatë protestës së sotme të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Protesta e organizuar në hyrje të goditës, ku po zhvillohet mbledhja e Këshillit të Mandateve për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për arrestimin e Berishës, zgjati rreth 1 orë e 20 minuta.

Ish-kryeministri, Berisha mbylli protestën dhe shpërndau tubuesit përpara se Këshilli të japë vendimin për arrestimin e tij.

Ndërsa paralajmëroi protesta të tjera përpara Parlamentit dhe Gjykatës së Lartë më 27 Dhjetor.

Ndërkohë Policia e Shtetit kishte marrë masa të shtuara për mbarëvajtjen e protestës duke mobilizuar rreth 700 efektivë në Kryesi me maskë kundragaz.

Lajme të tjera |  "90 njësi të pushtetit vendor" - Propozimi: Të krijohen bashki në zonat rurale për të ndalur shpopullimin

Gjithashtu godina brenda ishte e mbushur me gardistë, po ashtu të pajisur me maskë kundragaz.

Ndërsa pranë Kryesisë ndodhej një makinë ujë hedhëse, si edhe forcat RENEA ishin pozicionuar pas kryeministrisë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us