Protesta e opozitës tek Kryesia e Kuvendit, Berisha paralajmëron: Do t’i përgjigjemi dhëmb për dhëmb, sundimit të Edi Ramës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar, para protestës që do mbahet tek Kryesia e Kuvendit ku Këshilli i Mandateve do të shqyrtojë kërkesën e SPAK për arrestimin e tij, se ky është fillimi i betejës pa kthim.

“Fillimi i betejës pa kthim në rrugët e Tiranës. PD është e vendosur t’i përgjigjet dhëmb për dhëmb, sundimit të Edi Ramës të bazuar në krimin, drogë, vjedhjen e shqiptarëve.

Sot çdo demokrat ndihet një luftëtar i lirisë i betuar për të bërë gjithçka për shembjen e narkodiktaturës që u grabit votën shqiptarëve”,tha Berisha.

Lajme të tjera |  Temperatura deri në 26 gradë, ja parashikimi i motit për këtë të diel

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us