‘Protesta e paimagjinueshme’, Rama për studentët e Mjekësisë: Në Gjermani nuk iu thonë taksat që do paguani

Në një takim ku u shpërndanë 300 kredi pa interes, për punonjësit e policisë, Forcat e Armatosura dhe Mjekët, kryeministri Edi Rama, e cilësoi të paimagjinueshme protestën e studentëve të mjekësisë, që refuzojnë të punojnë me detyrim në Shqipëri.

Sipas tij është e paarsyeshme që ata nuk pranojnë t’i shërbejnë vendit, edhe pse ndjekin studimet pa paguar asnjë tarifë. Edhe pse Gjykata Kushtetuese ka pezulluar vendimin për studentët, deri në shqyrtimin e çështjes, kjo nuk e pengoi Ramën, që të deklaronte se edhe tarifa e vendosur nga rektorati prej 2.4 milionë lekësh të vjetra, është e ulët.

“Për mua është e paimagjinueshme që studentët e mjekësisë të refuzojnë, madje të bëjnë dhe protesta, që ti kthejnë këtij vendi dhe këtij populli këtë investim kaq të madh. Qeveria nuk paguan shpenzimet e studentëve të mjekësisë që të shërbejnë në spitalet e Republikës së Gjermanisë. Tarifa që është vendosur nga rektorati nuk është ajo e plota, por këtu nuk dua të hyj se është çështje e autonomies së universiteteve.

Vitin e ardhshëm paga mesatare në sektorin publik do të jetë 900 euro, këto që po bëjmë sot nuk janë gjëra që nuk donim ti bënim më parë, por tani mund ti bëjmë. Ajo paga që do të marrësh në Gjermani nuk të thuhen taksat që do paguash, detyrimet që do të paguash, Shqipëria ka dalë nga rrethi vicioz, mjafton të shikoni lekun, se të tjerat mund të merren me dyshim. Shikoni lekun, lekun nuk e forcojnë as fjalimet e mija dhe asgjë”, u shpreh Rama gjatë fjalës së tij.

Lajme të tjera |  Peripecitë e Skënder Bratajt për t’u bërë mjek: Më përjashtuan se isha nga fshati. Kapa shefin e arsimit për fyti...!

Kryeministri Rama tha më tej, se programi i dhënies së kredive pa interesa do të vijojë edhe vitin e ardhshëm.

“Ky programi dhënies së kredive me gjitha interesat e marra përsipër nga shteti. Sot interesat bankare janë mbi 6 përqind, shumë për dikë që ka vetëm një pagë. Nuk është e lehtë për bankat që ta japin këtë kredi duke pasur parasysh perspektivën. Duke pasur këtë kredi me asnjë interes ndryshon panorama. Është një program fitues për ata që përfshihen në këtë program. E kishim 300 kuota këtë vit, është hera e parë, procesi ka pasur disa probleme të natyrës burokatrike, por është vetëm fillimi. Edhe ne edhe aplikantët do mësojnë nga ky moment i parë dhe vitin e ardhshëm do vazhdojmë me dhënien e kredive, do ta zgjerojmë numrin”, vijoi më tej Rama.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us