Protesta e PD, reagon Edi Rama: Shqipëria kundër mullahëve të Teheranit, ndërkohë opozita kundër Tiranës (FOTO)

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar publikisht për protestat e opozitës që po zhvillohet në rrugët e kryeqytetit. Përmes një postimi në platformën “X”, Rama ka përdorur një ton kritik dhe ironik ndaj mënyrës si po zhvillohet protesta. Kreu i qeverisë ka ironizuar opozitën, teksa ka ndarë foto nga sulmet në Iran dhe një foto nga protesta dhe një kosh që digjet pas molotovëve.

“Shqipëria me botën e lirë kundër mullahëve të Teheranit, opozita shqiptare me plehrat kundër qytetarëve të Tiranës”, shkruan Rama.

Opozita po zhvillon protestën e radhës kombëtare. Ndryshe nga herët e tjera, pa fjalime, opozita ka protestuar duke marshuar nëpër kryeqytetet. Marshimi zhvillohet në disa prej institucioneve, ndërsa nuk kanë munguar shpërthimet me molotovë dhe incidentet

Lajme të tjera |  "Ose të hedhin Ramën nga kati i tretë ose të hyjnë në politikë..." - Demalia tregon si mund të rrëzohet qeveria nga protestuesit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us