Rreth 700 efektivë policie janë angazhuar për protestën e sotme, që do të mbajnë mbështetës të Sali Berishës në hyrje të Kryesisë së Kuvendit, pak para se të nisë mbledhja e Këshillit të Mandateve.
Në mbledhje do të diskutohet kërkesa e SPAK për Kuvendin, që të autorizojë arrestimin e Berishës.
Punonjësit e policisë janë shpërndarë në të gjithë perimetrin e godinës, ku gjatë ditës së sotme do të jenë të pranishëm edhe prokurorët e SPAK, që kanë kërkuar arrestimin e ish-kryeministrit. Prokurorët që kanë në dorë dosjen e Berishës janë Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai.