Dhjetëra qytetarë janë mbledhur këtë të dielë në bulveradin “Dëshmorët e Kombit” për të protestuar kundër ndërtimit të hidrocentralit të Skavicës. Me pankarta në duar ata ndaluan para Kryeministrisë ku kërkuan ndalimin e punimeve. Nën logon “Opposition to Skavica Dam”, ata kërkuan dhe njëherë që kërkesa e tyre të plotësohet.
Protestat kundër ndërtimit të hidrocentralit të Skavicës kanë nisur që prej vitit 2020. Qytetarët shprehen kundër këtij ndërtimin, që sipa tyre, dëmton tokat dhe banesat e tyre. Ndërsa qeveria nga ana tjetër shprehet se ndërtimi i kësaj vepre do të plotësonte nevojat e vendit për energji dhe do të shmangte shkarkimet në kaskadën e Drinit. Protesta më herët janë zhvilluar nga shqiptarët që jetojnë e punojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Organizata jo-Qeveritare.