“Pse duhet të presim Oerdin?”, Manja “i tregon vendin” Zegjinesë: Mësohu që ka hierarki grupi parlamentar!

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, e shtyu mbledhjen me 20 minuta për të pritur nënkryetarin Oerd Bylykbashin, i cili kishte kërkuar të ishte prezent gjatë shqyrtimit të draftit. Megjithatë, duket se kjo gjë nuk i ka pëlqyer deputetes së re të Fierit, Zegjine Çaushi, e cila kërkoi vijimin e mbledhjes, duke thënë “Pse duhet pritur”. Por, Zegjinea u ‘suprizua’ nga reagimi i kreut të Komisionit, i cili tha se duhet të mësohet se grupi parlamentar ka hierarki.

Pjesë nga momenti:

Manja: Për projektligjin për komisionet hetimore do propozoj 20 minuta pushim, meqenëse nënkryetari i Komisionit, Oerd Bylykashi ka kërkuar që në shqyrtimin e tij të jetë prezent për të mbajtur një qëndrim në emër të grupit parlamentar të PD.

Zegjine Çaushi: Pse duhet pritur

Manja: Zegjine, grupi parlamentar ka hierarki. Kështu që mund të mësohesh me këtë lloj hierarkie sepse është kërkesë që është dakordësuar që dje. Është një ligj që do të duhet të ketë edhe qëndrimin e tyre. Takohemi pas 20 minutash.

Lajme të tjera |  Rama shpjegon Paketën e Maleve nga Thethi: Me 1 euro, merrni hipotekën e tokës së të parëve tuaj

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us