Pse ia faturoni Berishës ndryshimin e destinacionit për ish-Partizanin? Kraja: Pyetje pa lidhje…

Në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, ku po diskutohet në lidhje me autorizimin e Kuvendit për arrestimin e Sali Berishës, avokati mbrojtës i Berishës, Genc Gjokutaj e pyeti prokurorin e SPAK Arben Kraja, se pse i atrubohet ish-kryeministrit ndryshimi i destinacionit për ish-kompleksin Partizani. Në fakt ky vendim është firmosur nga kryebashkiaku i Tiranës asokohe, Edi Rama. Kraja refuzoi që të përgjej në lidhje me këtë pyetje.

Gjokutaj: Të nderuar zotërinj prokurorë, në kërkesën tuaj i atribuoni zotit Berisha ndryshimin e destinacionit, nga klub sportive në shesh banimi. Si element thoni ju i veprës penale të korrupsionit, ku e mbështesni këtë.

Kraja: Pyetja nuk ka lidhje me atë që po diskutohet këtu, ne kemi përcjellë një kërkesë krejt tjetër këtu. Kjo mund të diskutohet një Gjykatë.

Gjokutaj: Unë edhe këtu jam avokati, nëse edhe për këtë ne nuk mund të bëjmë pyetje dhe debat… Problemi është shumë thelbësor, unë nuk po i referohem fashikullit të hetimit. Ku do e bëjmë ne debatin në një vend tjetër. Kjo është një gënjeshtër. Ju thoni po ju arrestojmë dhe nuk ju përmendim as emrin. Janë koshientë që nga dita e parë se si e kanë nisur këtë procedurë.

Ndërkohë që avokati tjetër i Berishës, Sokol Mëngjesi kërkoi nga Kraja prova pse po merret ashpërsimi i masës për Berishën, nëse ai ka tentuar të prishë hetimet apo të largohet jashtë vendit. Prokurori u përgjigj se kërkesa e ndryshimit të masës së sigurisë u bë pasi personi nën hetim nuk zbatoi vendimet e gjykatës.

Lajme të tjera |  "Veliaj kërkoi psikiatër, u bë inventari i ilaçeve..."/ Klodiana Lala zbulon prapaskenat në paraburgimin e Durrësit

Sokol Mëngjesi: Me sa kuptova prokurori nuk do të përgjigjet për sa i përket fakteve, pasi ka sjellë vendime gjykate. Pyetja ime konsiston për masat e sigurisë. A keni prova konkrete për ndryshimin e masës së sigurisë, se Berisha ka tentuar të largohet jashtë vendit?

Kraja: Personi në hetim nuk ka zbatuar vendimin e gjykatës për t’u paraqitur përpara oficerit të policisë gjyqësore.

Avokati Mëngjesi: A keni prova konkrete t’ja paraqisni këtij këshilli që zoti Berisha të ketë ndërmarrë veprime për të prishur provat

Kraja: Është e njëjta përgjigje që dhashë dhe më parë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us