Publikohet një foto e Laert Haxhiut nga burgu në Greqi

Publikohet për herë të parë fotoja e të shumëkërkuarit Laert Haxhiu, i arrestuar në Greqin dhe në pritje të ekstradimit drejt Shqipërisë.

Haxhiu, i lindur në Lushnjë, u arrestua në Janinë nga policia greke dhe me vete kishte një leje qëndrimi greke të falsifikuar me emrin Mikis Askalidis, 32 vjeç, lindur në Gjeorgji.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, në vitin 2017, e ka dënuar Laert Haxhiun për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Po ashtu Laert Haxhiu është marrë i pandehur dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga GJKKO për masakrën e Lushnjës në 2017, ku vranë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, por u shpëtoi shënjestra, Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares, kreu i bandës së Lushnjës.

Lajme të tjera |  "90 njësi të pushtetit vendor" - Propozimi: Të krijohen bashki në zonat rurale për të ndalur shpopullimin

Fredi Beleri, kryebashkiak i zgjedhur i Himarës, dyshohet se ka tentuar ta ndihmojë që ta pajisë me dokumente si minoritar grek, lushnjarin Laert Haxhiu, në mënyrë që t’i shpëtonte ekstradimit, siç është raportuar gjerësisht në media.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us