Deputetët rusë kanë vendosur që zgjedhjet presidenciale të mbahen më 17 mars të vitit të ardhshëm, teksa presidenti Vladimir Putin është afër që të zgjasë pushtetin edhe për mandatin e pestë.
Anëtarët e Këshillit të Federatës, Dhomës së Lartë të Dumës ruse, kanë votuar me shumicë për caktimin e datës.
71-vjeçari Putin ende nuk ka konfirmuar nëse do të garojë për president, por këtë pritet ta bëjë gjatë ditëve të ardhshme, tani kur është caktuar data e zgjedhjeve.
Pasi ka bërë reformat kushtetuese, ai ia ka mundësuar vetes që të kërkojë edhe dy mandate të tjera me nga gjashtë vjet dhe me këtë plan ai mund të mbetet në pushtet deri në vitin 2036.
Pasi ka kontroll të plotë të sistemit politik, fitorja e Putinit në muajin mars është plotësisht e siguruar.
Kritikët e njohur që do të mund ta sfidonin në zgjedhje ose janë në burgje, ose në shtetet e tjera, ndërkaq media të pavarura në Rusi nuk ka.