Qëllohen me thikë dy 18-vjeçarë në Tiranë, policia në kërkim të autorit

Dy adoleshentë janë plagosur me thikë pasditen e sotme në Tiranë. Policia bën me dije de ngjarja ka ndodhur në rrugën “Asim Vokshi” pas një sherri për motive të dobëta.

Autori i ngjarjes, një 16-vjeçar, është identifikuar dhe është shpallur në kërkim. Dy 18-vjeçarët janë dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Plagosi me mjet prerës thikë dy shtetas të moshës 18 vjeç dhe u largua, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas informacioneve të marra se ditën e sotme, në rrugën “Asim Vokshi”, gjatë një konflikti, një shtetas kishte goditur me mjet prerës shtetasit A. M., 18 vjeç, dhe E. M., 18 vjeç, të dy banues në Tiranë, dhe më pas është larguar, kanë organizuar punën për identifikimin e tij. Në vijim të veprimeve hetimore të kryera u shpall në kërkim një 16-vjeçar, si autor të dyshuar të kësaj ngjarje.

Lajme të tjera |  Këmbimi valutor 15 shkurt/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

16-vjeçari, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në rrugën “Asim Vokshi”, sot rreth orës 14:30, ka goditur me mjet prerës shtetasit A. M., dhe E. M., të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna për kapjen e 16-vjeçarit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us