Qeveria do “edukojë” deputetët, ligj i ri për korrupsionin brenda 2027-ës

Një udhërrëfyes mbi funksionimin e institucioneve demokratike publikuar për konsultim nga Ministria e Drejtësisë përfshin në një pjesë të tij një qasje të re për të përzgjedhurit në Parlament. Duke u ndalur tek aspekti i korrupsionit dhe eliminimi i konfliktit të interesit në këto radhë dokumenti specifikon se deputetët do të “edukohen” mbi këto tema dhe për këtë parashikohet rritje e kapaciteteve të Kuvendit për të kryer këtë detyrë.

Tek ndarja fusha dhe objektiva, në kapitullin 2 udhërrëfyesi ndan një seksion nën emërtimin “kodet etike; deklarimin e pasurisë; regjimet për parandalimin e konfliktit të interesit; kufijtë e imunitetit nga hetimi, ndjekja penale ose gjykimi i veprave të korrupsionit në shkallën e nevojshme në një shoqëri demokratike”.

Lidhur më këtë temë parashikohen masa strategjike dhe përmirësime të kornizës ligjore. Kjo lidhet me harmonizimin e plotë me standardet ndërkombëtare për luftimin e ryshfetit të zyrtarëve të huaj publikë nëpërmjet ratifikimit të Konventës së OECD-së për Luftimin e Ryshfetit të Zyrtarëve Publikë të Huaj në Transaksionet e Biznesit Ndërkombëtar të 17 dhjetorit 1997 brenda 2027.

Lajme të tjera |  Zbulohen shifrat: Ja sa do të rritet siguracioni për makinat vitin e ardhshëm

Sa i takon zbatimit dhe kapacitetit udhërrëfyesi parashikon disa pika. Ku së pari forcimi i mëtejshëm i kapaciteteve administrative të Kuvendit për mbështetjen e deputetëve në tema të konfliktit të interesave, çështjeve etike, korrupsionit të legjislacionit etj. Së dyti kapaciteti i Kuvendit për të siguruar korrigjimin e duhur të legjislacionit për korrupsionin brenda vitit 2027. Së treti zbatimi i Kodit të Sjelljes për deputetët nëpërmjet caktimit të masave disiplinore në rastet e shkeljes së dispozitave të Kodit në komisione dhe seanca plenare (Afati: 2024-2030).

Së katërti organizimi i sesioneve informuese me deputetët e rinj për çdo legjislaturë të re për zbatimin e Kodit të Etikës apo çështjet etike dhe duke u ofruar këshilla të vazhdueshme për çështjet e konfliktit të interesave gjatë ushtrimit të detyrës së tyre si deputetë (Afati: 2024-2030) .

Lajme të tjera |  Vlora zgjohet nën ujë, rrugët e lagjet ende të përmbytura

Së pesti finalizimi i draft metodologjisë për identifikimin e rrezikut për korrupsion në procesin ligjbërës të zhvilluar me mbështetjen e ekspertëve të Westminster Foundation në bashkëpunim dhe trajnimin e stafit të Kuvendit për zbatimin e tij (Afati: 2024-2025); Së gjashti forcimi i mëtejshëm i kapaciteteve administrative të Kuvendit për mbështetjen e deputetëve në tema për konflikt interesash, çështje etike etj. (Afati 2024-2030)./Monitor

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us