Rakipi batuta me Salianjin: Navalnyn e futi në burg Putini dhe vdiq, ty të futi Rama dhe dole me flokë të rregulluara…

Ervin Salianji ishte i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku u fol për nisjen e protestave nga opozita. Në studio pati edhe momente ilariteti.

Biseda: 

Ervin Salianji: Dola rehat, rehat?

Ylli Rakipi: Thonin edhe më keq, dole i rregulluar…

Ervin Salianji: Do ta them, do ta them, se disa shokë të tutë e thonë dhe mirë bëjnë që çojnë mesazh që t’u përgjigjem.

Ylli Rakipi: Përgjigju, përgjigju, se doli sikur kishe rregulluar flokët.

Ervin Salianji: Injoranca… Duhet lexuar pak, që del me leje kur je i dënuar.

Lajme të tjera |  Një makinë për çdo tre shqiptarë, mbi 1 milion mjete rrugore të regjistruara në Shqipëri në 2025, rriten me 91% automjetet elektrike

Ylli Rakipi: Nuk ka dyshim, që janë këta që nuk të duan ty.

Ervin Salianji: Këta duan që të rrënohem. Thonë si mbeti gjallë ky, s’e vramë ne këtë. I hoqëm mandatin, e penguam që të kandidojë në zgjedhje, e futëm në burg dhe tani hajde ta relativizojmë. Nuk ka problem këtu se unë denocoj dikë, vëllai i tij ka gjashtë vite që ka një komision dhe e di që nuk e heton SPAK-u. Fatmir Xhafës i kam çuar denoncim ditën që kam shkuar në burg. E dini që nuk kanë guxim ta hetojnë?

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us