Rama bën lutje në bazilikën e Zojës së Këshillit të Mirë në Vatikan: O Mari, mbroje Shqipërinë, ndriço mendjet tona (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë zyrtare në Vatikan, ku do të pritet në takim nga Papa Leone XIV. Përveç delegacionit, Rama është gjithashtu i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama.

Kreu i qeverisë vizitoi bazilikën e Zojës së Këshillit të Mirë, Regina di Albania, ku bëri edhe lutjen e tij.

“Mbroje Shqipërinë, ndriço mendjet tona dhe na bëj të jemi gjithmonë besnikë ndaj Birit tënd, Jezusit.”, thuhej ndër të tjera në lutjen e kryeministrit Rama.

Lutja e Kryeministrit Edi Rama në bazilikën e Zojës së Këshillit të Mirë, Regina di Albania

O Mari, Nënë e ëmbël e Këshillit të Mirë, kaq e dashur për bijtë e Shqipërisë në atdhe dhe jashtë atdheut!

Sot po vijmë tek ti, edhe një herë, të ta besojmë popullin tonë, familjet tona, rininë tonë. Ti që je Zojë e Shkodrës dhe e mbarë Shqipërisë, na udhëhiq në rrugën e së mirës, na jep dritë në dyshime dhe ngushëllim në provat e jetës. Nën mbrojtjen tënde kërkojmë strehë, o Virgjër e bekuar.

Lajme të tjera |  "Ose të hedhin Ramën nga kati i tretë ose të hyjnë në politikë..." - Demalia tregon si mund të rrëzohet qeveria nga protestuesit

Mbroje Shqipërinë, ndriço mendjet tona dhe na bëj të jemi gjithmonë besnikë ndaj Birit tënd, Jezusit.

O Zoja e Këshillit të Mirë, lutu për ne!

Në nisje të vizitës së tij, Rama ka vizituar bazilikën e famshme të Genazzano, ku gjendet shembëlltyra e Zojës së Këshillit të Mirë, mbi një copë të shkëputur nga muri i Kishës së Shkodrës në vitin e largët 1467.

Po ashtu, në vizitën zyrtare në Vatikan, kryeministri Rama do të vizitojë Pallatin Apostolik të Vatikanit ku do të pritet në oborrin “San Damaso”, nga Prefekti i Shtëpisë Papnore dhe Zotërinj të Shenjtërisë së Tij.

Më pas Rama do të zhvillojë një takim me Papa Leonen në Bibliotekën Papnore të Pallatit Apostolik. E radhës në agjendë, është vizita në Bazilikën e Shën Pjetrit, në mjediset e Stanza delle Lacrime, Cappella Paolina, Sala Reggia, Sistina dhe në altarin e Shën Gjon Palit II.

Lajme të tjera |  "Tani jam në pension” - Ish-deputeti demokrat tregon si e flakën nga PD: U përplasa ashpër me Flamur Nokën

Në përfundim të qëndrimit të tyre në Vatikan, Kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij, do të vizitojnë vendvarrimin e Papa Françeskut në bazilikën Santa Maria Maggiore.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us