Rama drejt Washingtonit/ Eurodeputeti debat me Ballën: Pse Shqipëria merr pjesë në Bordin e Paqes? Ja si i përgjigjet deputeti i PS!

Kryeministri Edi Rama është nisur sot drejt washingtonit, në përgjigje të ftesës së Presidentit të SHBA-ve Donald J.Trump për të marrë pjesë në themelimin zyrtar të Bordit të Paqes dhe për fillimin e aktivitetit të këtij Bordi, ku Shqipëria do të jetë shtet themelues.

Ndërkohë në Tiranë, kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka debatuar me eurodeputetin gjerman, Michael Gahler gjatë vizitës së një delegacioni të Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian në vendin tonë.

Eurodeputeti i PPE-së, Gahler ka kërkuar shpjegime se përse Shqipëria pranoi menjëherë të marrë pjesë në Bordin e Paqes, një iniciativë e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Në përgjigje të tij, Taulant Balla i kujtoi se Shqipëria ka një marrëdhënie të veçantë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe i kërkoi që të pyesë në Këshillin Europian se përse vendet e BE-së nuk kanë një pozicion të përbashkët për këtë çështje, ku disa vende kanë konfirmuar pjesëmarrjen dhe disa të tjera jo.

Gjatë takimit Balla ngriti shqetësimin per gjyqin që po zhvillohet në Hagë kundër udhëheqësve te Ksoovës.

Çdo përpjekje për të barazuar viktimat me autorët do të sillte destabilizim. Parlamenti Europian duhet ta ndjekë këtë çështje”, tha Balla.

Kujtojmë se, pak ditë më parë, kur njoftoi pjesëmarrjen në këtë ngjarje, Kryeministri Rama u shpreh se “Shqipëria nuk do të kontribuojë me para për t’u anëtarësuar apo për të qëndruar si anëtare e përhershme, por kontribuon me dinjitetin dhe me atë që e ka bërë të respektohet ndërkombëtarisht dhe të ftohet, deri në këtë nivel kaq të lartë të diskutimit mbi të ardhmen e paqes.”

Lajme të tjera |  Paketa e Maleve, Rama nga Thethi: S'ka anulim. Do të sqarojmë të gjitha të pavërtetat

Bordi i Paqes i iniciuar nga Presidenti i SHBA-ve Trump synon forcimin e Paqes në Lindjen e Mesme dhe, njëkohësisht, të ndërmarrjes së një qasje të re të guximshme për zgjidhjen e Konfliktit Global.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us