Rama falenderon Scholz: Procesi i rinovuar i Berlinit, një nga shumë sukseset e tij

Kryeministri Edi Rama ka falënderuar kancelarin gjerman, Olaf Scholz për udhëheqjen e tij, me rastin e Kongresin të Partisë Social Demokrate që po zhvillohet në Berlin. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se procesi i rinovuar i Berlinit është vetëm një nga shumë sukseset e miqve dhe aleatëve në Berlin.

Ndër të tjera, kreu i qeverisë shtoi se Shqipëria do të mbetet thellësisht e përkushtuar ndaj Procesit të Berlinit.

“Me rastin e Kongresit të SPD në Berlin, ju falënderoj sinqerisht kancelar Olaf Scholz për udhëheqjen e tij. Procesi i rinovuar i Berlinit është vetëm një nga shumë sukseset e miqve dhe aleatëve tanë në Berlin. Shqipëria do të mbetet thellësisht e përkushtuar ndaj këtij procesi si platforma kryesore për bashkëpunimin e nivelit të lartë në Ballkanin Perëndimor”, shkruan Rama në platformën X.

Lajme të tjera |  ZGJEDHJET e 11 Majit/ Kandidatët në listat e mbyllura që po bëhen DEPUTETË duke 'ndenjur në shtëpi': Nga Iris Luarasi deri tek Mesila Doda!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us