“Rama jep dorëheqjen, burgu po ju pret”/ Nis protesta e Shqipëria Bëhet para Kryeministrisë

Ka nisur pak minuta më parë protesta e thirrur nga Lëvizja “Shqipëria Bëhet”, e udhëhequr nga Adriatik Lapaj. Dhjetra qytetarë janë mbledhur në orën 12:00 para Kryeministrisë, me pankarta në duar ku shkruhet: “Edi Rama jep dorëheqjen”, “Edi Rama o hajdut”.

“Rama jep dorëheqjen, burgu po ju pret"/ Nis protesta e

FOTO NGA PROTESTA

Në fjalën e tij, kreu i kësaj lëvizjeje e ka akuzuar qeverinë Rama për korrupsion, pas skandalit Balluku, duke kërkuar drejtësi në emër të qytetarëve.

Që prej datës 8 dhjetor, Adriatik Lapaj është “ngujuar” poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama. Ai e nisi protestën vetëm, por dhjetra qytetarë i janë bashkuar rezistencës, e cila, sipas Lapajt, do të zgjasë deri në rrëzimin e qeverisë

Lajme të tjera |  Një makinë për çdo tre shqiptarë, mbi 1 milion mjete rrugore të regjistruara në Shqipëri në 2025, rriten me 91% automjetet elektrike

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us