Raporti: 25% e nxënësve shqiptarë bullizohen, 31 % lënë orët

Orët e mësimit në shkollat shqiptare zhvillohen përmes zhurmës.

Në analizën që ekspertët e Raportit ndërkombëtarë PISA 2022 bënë për vendin tonë, kanë vënë në dukje se 11% e nxënësve kanë raportuar se në shumicën e orëve mësimorë mësuesve ju duhet që të presin një kohë të gjatë që klasa të qetësohet për të zhvilluar mësimin. Kjo është dhe një ndër arsyet pse 15 vjeçarët dolën dobët në testin e bërë në 2022.

Por sa të zhurmshëm, një pjesë e nxënësve shqiptarë janë edhe neglizhentë, ata shpesh lënë mësimin.

Sipas raportit, në vitin 2022, 31% nxënëve, kishin lënë shkollën për një ditë gjatë 2 javëve që u realizua testimi, ndësa 44% e nxënësve në klasën e 9, kishin shkuar me vonesë në mësim.

Lajme të tjera |  Vr*u bashkatdhetarin e tij në Londër, SHQIPTARI 22-vjeçar dënohet me burgim të përjetshëm!

Ekspertët kanë nxjerrë dhe një tjetër fakt shqetësues, bullizmin. 25% e 15-vjeçarëve bullizohen në shkolla, nxënësit e tallur shpesh ishin më të prirur të kishin lënë shkollën dhe të kishin performacë të dobët në mësime./Euronews Albania

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us