Realizohet transplanti i parë i zemrës së pushuar tek një fëmijë

Një operacion i rrallë është zhvilluar në Itali. Një djalë 7-vjeçar iu vendos një zemër që kishte pushuar së rrahuri 20 minuta më parë në spitalin Papa Giovanni XXIII në Bergamo. Media italiane Ansa shkruan se përveç zemrës, u dhuruan edhe mëlçi dhe veshka, ku përfituan gjithsej 4 fëmijë.

”Ky është një rast i dhurimit të zemrës së pushuar, një metodë e prezantuar disa muaj më parë dhe deri tani aplikohet vetëm tek pacientët e rritur, ndërsa është rasti i parë që përfshin një fëmijë”,thotë spitali.

Marrja e mostrave dhe transplantimi u krye nga ekipi i Qendrës së Transplantit të Zemrës Papa Gjonit, drejtuar nga Amedeo Terzi, në bashkëpunim me specialistë të departamentit të Kardiovaskulare. Dhurata, e cila mbërriti gjatë festave të Krishtlindjeve, erdhi nga një gjest bujarie ekstreme nga ana e dy prindërve, të cilët, megjithë një moment dhimbjeje të thellë, ranë dakord për heqjen e organeve të djalit të tyre të ndjerë.

Lajme të tjera |  Arrestimi i Veliajt! Rama në Grupin e PS: Nuk jemi hunj gardhi, duart tona janë larg drejtësisë

Përveç zemrës, është marrë edhe mëlçia, me një transplant që është bërë njëkohësisht me transplantin e zemrës, sërish në Bergamo, në një sallë operacioni ngjitur.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us