3 orë me njëri-tjetrin, e duket se demokratët kanë vendosur që të vazhdojnë në trazirat në sallën e Kuvendit me rinisjen e sesionit të ri parlamentar. Sot, Gazment Bardhi kërkoi një mbledhje grupi për t’i paraprirë planeve të të hënës, megjithatë duket se asgjë nuk do të ndryshojë. Pas mbledhjes, e cila nisi në orën 12.00, i pari për mediat foli Flamur Noka, i cili lajmëroi: Bashkë jemi kudo! Edhe njëherë theksoi se fokusi i opozitës mbetet tek ngritjet e Komsioneve Hetimore parlamentare, duke u ndalur më pas tek Reforma Zgjedhore.
Pyetje: A i frikësoheni bashkimit të votave të Lulzim Bashës me Edi Ramën për reformën zgjedhore, sikurse e paralajmëroi një ditë më parë, se nëse miratohet me konsensus, pra me grupin e tij reforma zgjedhore, ai mund të shikojë mundësinë të japë votat për projektligje të tjera.
Flamur Noka: Unë shpresoj dhe besoj shumë tek koshienca e deputetëve që kanë dalë nga votat e demokratëve, këtu sigurisht bëhen përjashtim dy pengjet, Brava dhe Alibasha, të cilët nuk kanë asgjë që i lidh me opozitën, por gjithçka që i lidh me Edi Ramën.
Ndërsa në fund, përsëriti edhe njëherë qëndrimin e tij se bashkëpunim me Lulzim Bashën dhe Enkelejd Alibeajn nuk do të ketë. Sipas tij, pret në seli vetëm deputetët e tjerë që deri më tani janë reshtuar krah tyre.
Nuk vonoi shumë dhe më pas, për mediat doli edhe kreu i grupit parlamentar, Gazment Bardhi. Në një dalje për mediat, Bardhi tha se tre ishin pikat kryesore të cilat diskutuan deputetë: E para kishte lidhje me kërkesën që i ka bërë presidentit Bajram Begaj që të mos e dekretonte ligjin për Komisionet Hetimore; E dyta ishte për portin e Durrësit dhe ligjin për tatimin mbi profesionet e lira, të cilat paralajmëroi se do i dërgonte në Kushtetuese; E treta, komentoi deklaratat e Lulzim Bashës dje në një konferencë për mediat. Duke e ironizuar për “serialin” që vazhdon prej 2 vitesh, Bardhi tha se ka zgjedhur të ndezë tymuese në Kuvend dhe të bëjë opozitë, sesa të rrijë dhe të ndjek se çfarë ndodh nga divani. Po ashtu, shtoi se Bashën e krahason me një personazh libri, por nuk dha më shumë komente se për cilin e kishte fjalën.
Tek Reforma Zgjedhore u ndal gjatë, duke kërkuar që të ketë një solidarizim kolegësh, në mënyrë që deputetët mbështetës të Lulzim Bashës, të mos i bashkojnë votat me Partinë Socialiste në Kuvend. Sipas tij, nuk mund të përsëritet edhe njëherë skema e vitit 2020, kohë kur opozita dogji mandatet dhe deputetët u zëvendësuan nga të mbeturit nga listat për çdo qark. Bardhi theksoi se edhe pse u premtua, asokohe listat nuk u hapën, koalicionet u ndaluan dhe presidenti ende nuk zgjidhet nga populli. Për të arritur një Refomë konsensuale nga palët, Bardhi kërkoi sërish ndihmën e Begajt si garant të Kushtetutës.
Ndër të tjera Bardhi tha se mes deputetëve u diskutua edhe çështja e bashkimit të PD-së. Por u treguar i rezervuar, duke u shprehur se mendimet dhe idetë e tij do t’i ndante njëherë me kolegët, më pas me median dhe qytetarët.