Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha reagoi pas vendimit të socialistëve për të rrëzuar kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut. Në një deklaratë për mediat, Berisha u shpreh se sot Rama hoqi maskën dhe tregoi se po mbron veten e tij.
“Të dashuri qytetarë nuk është një sulm ndaj drejtësisë kjo që po bën, sepse në këtë drejtim drejtësia po përfaqëson ju, po përfaqëson ligjin dhe interesat tuaja.
Ky është një sulm direkt ndaj jush, ndaj dinjitetit tuaj. Ky është një sulm me të cilin Rama ju thotë se ai qëndron mbi ligjin dhe si një narkodiktator vendos në këtë vend për gjithçka dhe për çdo gjë. AI sot dëshmoi më shumë se kurrë se është i gatshëm ti përdorë mandatet e tij të krimit si bajoneta kundër shqiptarëve dhe mbylljes së dyerve të integrimit në BE. Asnjë prej jush nuk duhet të pranojë këtë narativë. Është çështja e Edi Ramës. Vjedhjet e tij tejkalojnë miliarda”, tha Berisha.





