RENDITJA E SUPERIORES/ “Çuditë” e elitës, një ekip i shtohet garës për “Final Four”. Egnatia nuk përfiton maksimumin

Dje u luajtën dy ndeshje të vlefshme për javën e 24-të të Superiores. Vora dhe Egnatia barazuan 1 me 1, ndërsa Teuta mposhti Bylisin me rezultatin 2-1.

“Çudia” në Superiore është që Teuta të kthehet në garë për “Final Four”. Pas 10 javësh pa fitore, aktualisht numëron 5 pikë më pak se Dinamo, që do përballet nesër me Flamurtarin. Bylisi si vend i parafundit vijon të mbetet pretendent për rënien.

Egnatia ndërkohë nuk përfitoi maksimumin. Me vetëm 1 pikë nga transferta e Vorës, “qan” mundësinë për të arritur kreun para supersfidës Vllaznia-Elbasani. Vora si vend i shtatë, është 5 pikë larg zonës “play out”. Nesër do të luhet Vllaznia-Elbasani, Partizani-Tirana dhe Dinamo-Flamurtari.

Lajme të tjera |  Botërori “përmbys” pankinat! Ja 15 trajnerët e “rënë” që nuk do të rikthehen më te skuadrat e tyre (LISTA)

RENDITJA PROVIZORE E SUPERIORES

Screenshot 2026-02-14 184248

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us